LAJMI I GEZUAR

Atdheu ynë i vërtetë shpirtëror nuk është as kjo tokë, nukjanë as sferat e ulta shpirtërore. Atdheu ynë i parë janë qiejt, në të cilëtjetonim të gjithë ne dikur si ëngjëj të pastër, pranë Zotit. Si është atdheu ynë? Me dritë, harmoni, shëndet. Zoti na dha për mbret për gjithë kohërat Krishtin, birin e parë dhe të vetëm të lindur prej Tij.

Pas një kohe të gjatë, Luciferi biri i dytë i Zotit, filloi të kërkonte nga zilia, të bëhej vete_mbret në vend të vëllait të tij. Zoti priste plot durim vendimin e çdo krijese dhe kush nuk zgjodhi me qartësi Krishtin si mbret të ligjshëm, hyri në mëkat me mendjemadhësi dhe nuk mund të qëndronte me në qiell. Me drejtuesin e rremë Luçiferin u rrëzuam edhe ne në thellësitë e errësirës dhe u burgosëm në mbretërinë e ftohtë e pa dashuri të shkatërrimit. Një humnerë e thellë na ndalonte ne të ktheheshim në qiell. Ne qanim edhe për humbjen e gjithckaje të familjes sonë shpirtërore, që Krishti besnik i mbajti në qiell: fëmijë, prinder, vëllezër e motra, burra e gra! 

Krishti in lut Zotit ta lejonte për tënacliruar ne nga mëkati i rënies dhe Zoti e lejoi. Krishti u bë njeri në këtë toke me emrin Jesu. Ai shpallte të vërtetën, dashurinë, paqen dhe u qëndronte tundimit dhe së keqes. Të nxitur, njerëzit e tallnin, e torturonin dhe më në fund e mbërthyen me gozhda në kryq me të padrejtë. Para se të vdiste, Jesui i fali të gjithë torturuesit e tij. Kështu ai mbeti i papërkulur në dashurinë e tij për tjetrin dhe ne dashurinë për Zotin. Ai filloi luftën në botën shpirtërore kundër Luçiferit dhe fitoi. Ai e kufizoi pushtetin e Luçiferit, hapi të gjitha burgjet shpirtërore dhe kushdo që dëshiron, mund të kthehet në lirinë e qiellit. Ky është LAJMI i GEZUAR, sepse Krishti ndërtoi një urë, e cila lidh humnerën me atdheum tonë të vërtetë. Kush dëshiron, mund të zgjedhë lirinë! 

Megjithatë shumë (njerëz) kanë njollosur pamjen e tyre shpirtërore me mëkate të reja dhe me shkelje të ligieve te Zotit. Njohjqë nëqiell ka vetëm pastrim dhe njerëz të pastruar, është e rëndësishme që të pastrohemi nga ndyrësirat. Kjo mund të bëhet me anën e njohjes së ndershme dhe pendimit të thellë. Njohja dhe pendimi janë më të rëndësishëm për shpirtin, se zgjatja e qëndrimit në errësirë. Secili mund t'i bëje Zotit - me anën e Jesu Krishtit - njohjen dhe pendimin e tij me një lutje dhe t'i ofrojë Zotit mëshirëplotë që t'i vërë në vend.

Nëse shpresojmë falje nga Zoti, është me rëndësi, që edhe ne të falim të gjithë ata, që kanë gabuar ndaj nesh! Ne duhet të heqim dorë nga çdo ndëshkim, gjersa pranojmë drejtësinë e Zotit! Eshtë e vërtetë se askush dhe asgjë nuk mund t'i ndalojë ata që duan të kthehen në qiell.

Verdimtar është' vullneti personal! Çdo njeri me vullnet të mirë merr ndihmës shpirtëror dhe kishëtar që i qëndron në krah.

 Ka rëndësi që t'u hapesh ndihmësave të tillë. Eshtë një fjalë e njohur për ata që kthehen në atdhe, që është njëkohësisht (himni) lavdërim i Zotit dhe thirrje e fitores së Mesisë Jesu: HALELUJA! Kjo fjalë vepron shpirtërisht si një dritë!

Detyrën përtë shpallur LAJMIN e GEZUAR mund ta marrë përsipër secili! Tregou gjithë atyre që takon, se çfarë ka bërë për ne Jesu Krishti, si na çliroi dhe se, vërtet, secili mund te arrijë përsëri Atdheun e lirë, te vërtetë: Qiellin. Ky është qëllimi i madh i jetës për tërë kriJ'esat e rëna.